“I lumtur kur shoh banorët që shijojnë projektin e Sheshit të Shirokës”, Beci: Kjo më bën të krijoj projeket të reja për zhvillimin e Shkodrës

0
117
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati për bashkinë e Shkodrës Benet Beci ka folur nga sheshi Shirokës, i cili ka qenë dhe iniciatori i këtij projekti kur mbante postin e Drejtorit të FSHZH.

Beci tha se është i lumtur kur shikon se si banorët dhe turistët shijojnë këtë projekt. Ai ndër të tjera tha se kjo është një shtysë për të që të vazhdojë të krijojë dhe zbatojë projekte të tjera për zhvillimin e Shkodrës.

“Sheshi i Shirokës është një nga projektet e mia më të përzemërta, për të cilën kam punuar me shumë dashuri. Ashtu si e kam thënë edhe kur kemi filluar këtë projekt, është një copëz e mozaikut të zhvillimit të Shkodrës dhe të gjithë rajonit të veriut.

Bashkëpunimi me donatorët të cilët u dakordësuan me vizionin e këtij projekti si dhe arkitektët me famë botërore, e bënë këtë projekt një sukses për të cilin unë ndihem krenar ashtu sikurse besoj edhe ju.

Ishte kënqaësi e madhe për mua kur u njoftova se projekti i sheshit të Shirokës ka marrë një nga çmimet më prestigjoze të arkitekturës në Bashkimin Europian.

Por më shumë kënaqësi për mua është kur shikoj se si banorët dhe turistët këtu në Shirrokë e shijojnë këtë projekt. Kjo për mua është një shtysë që të vazhdojë të krijoj dhe të zbatoj projekte të reja, të rëndësishme, me impakt për zhvillimin e Shkodrës” u shpreh Beci.

Zjarr Tv Ad