I mbijetoi burgut të Spaçit/ Rrëfimi i 82-vjeçarit: Më thonin “do hash dru para apo pas buke?”

0
124
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

82-vjeçari Enver Jakupi, i mbijetuari i burgut të Spaçit në një rrëfim ka folur për jetën e tij të vështirë në “Për Shqiptarët”. Ai është përballur me tortura nga më të rëndat në burg, si një i ri që donte që vendi i tij të çlirohej nga regjimi i asaj kohe.

Në kujtimet e burgut, Enveri shkruan në ditare se ka provuar tortura nga më çnjerëzore. Në 1984, komandanti i burgut me 6 policë e kanë masakruar. Ai fliste shumë dhe fliste me këdo, kundra partisë dhe Enver Hoxhës.

“Burgu i torturave ka qenë Bulqiza, sidomos pas revoltës së 1973 në Spaç. Mbasi ka ndodhur revolta në Spaç, të burgosurve ju thuhej: ‘Do të rrihet para apo pas buke?’

Në birucë, të burgosurit rriheshin 2 herë në ditë, u jepej një batanije në mesnatë dhe ja u merrnin në orën 05: 00 në mëngjes. Ushqimi ishte lakra, ose presh të zier, perime thuajse të prishura, fasule të holla. Puna ishte e rëndë, në minierë dhe kudo që kishte nevojë.

Jam liruar nga burgu më 20 dhjetor 1987. Ditë e diel. Qafë bar, Pukë. Më kishin njoftuar 10 ditë para se do të dilja, ndaj më thanë se 7-8 ditët e fundit do çmallej me burgun, e priste biruca, e rrahura mizore”, shkruan Enveri.

Zjarr Tv Ad