I mbijetoi sulmit kamikaz të babait, historia inspiruese e “vajzës së mrekullive”

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Haven Shepherd ishte foshnje kur babai i saj mori një vendim fatal.

Ai hyri në kasollen ku jetonin, në Vietnam, lidhi veten dhe bashkëshorten në një paisje shpërthyese ndërsa Haven e mbajti në krahë.

Forca e shpërthimit të bombës vrau menjëherë prindërit e saj ndërsa Haven e hodhi 9 metra larg kasolles.

Ajo u gjet e djegur, me copëza të bombës në kokë dhe me këmbët e coptuara.

Por i mbijetoi sulmit vetëvrasës të babait.

Haven tani buzëqesh dhe kujton sesi kur ishte e vogël e thërrisnin “vajza e mrekullisë”, edhe pse ka shumë pak kujtime të jetës së saj në Vietnam.

Pas shpërthimit gjyshja e dërgoi në spital. Një udhëtimi gjatë me motoçikletë nëpër male dhe xhungla, por Haven arriti të mbijetojë.

Në spital, asaj iu amputuan dy këmbë nga për të parandaluar infektimin. Ajo qëndroi në trajtim për më shumë se një muaj.

Gjyshërit e saj ishin shumë të varfër për të përballuar shpenzimet ndaj vendosën ta jepnin për adoptim.

Ky vendim i ndryshoi jetën.

Ndërsa Haven ishte në spital, Shelly dhe Rob Shepherd, nga Amerika dëgjuan për rastin. Edhe pse kishin 6 fëmijë dhe drejtonin një biznes mendonin se famolja e tyre nuk ishte e plotë. Ndaj vendosën ta adoptonin.

Ishte pikërisht familja e saj e re që e drejtoi drejt sportit.

Fillimisht vendoi të vraponte si motrat e saj, por djersa në këmbë ia bënte shumë të vështirë.

Ndaj, nëna e saj adoptive Shelly i sugjeroi të notonte.

Ajo filloi të notonte në moshën 10-vjeçare dhe Haven filloi të merrte pjesë në kompeticione.

Verën e kalur, udhëtoi në Itali së bashku me konkurrentë të tjerë paraolimpikë nga Shtetet e Bashkuara. Ekipi fitoi dy medalje.

Ka mbetur rreth 1 vit e gjysmë për zhvillimin e Lojrave Olimpike dhe Paraolimpike në Tokio. Dhe Haven do përfaqësojë ekipin e Shteteve të Bashkuara.

 

 

Zjarr Tv Ad