I mbijetuari tregon tmerrin e aksidentit, ende nuk e di që kushëriri i ka vdekur

0
230
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I mbijetuari i vëtëm i aksidentit të ndodhur mëngjësin e sotëm ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar nga ngjarja, ku dhe humbi jetën kushëriri I tij 27-vjeçari Pajtim Zotaj.

31-vjeçari Agim Zotaj ka rrëfyer se : “ “Makina doli nga rruga dhe s’mbaj mënd gjë. Unë kisha hallin e tij, ai timin. Ishim të dy kushërinj të parë”.

Agim Zotaj Ndonëse thotë që kushëriri i tij Pajtim Zotaj humbi kontrollin e mjetit, ai nuk e di që ky i fundit ka humbur jetën në aksident.

Një rrefim prekës ky i 31-vjeçarit Agim Zotaj I cili thotë se kushëriri i tij është i shtrirë në dhomën tjetër. 27-vjeçari Pajtim Zotaj, drejtuesi i mjetit ndërroi jetë në spitalin e Fierit, pasi u transportua me urgjencë.

Ai gjithashtu rrefen se ishim me shpejtësi në momentin kur dolëm nga rruga, në atë moment isha shumë keq ndërsa kushëriri është më mirë është në dhomën tjetër. Dolëm nga rruga se humbën kontrrolin e mjetit

Do shkonim në Ballsh, ai nuk e kontrolloi dot makinën, humbi kontrollin.

Njoftimi i Policisë:

Mallakastër Informacion paraprak Në datën 19.09.2018, rreth orës 08:15, në fshatin Aranitas, Mallakastër, shtetasi P.Z, 27 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, rrugës për në Spitalin Rajonal Fier si edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasagjeri në këtë mjet, shtetasi A.Z, 31 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Zjarr Tv Ad