I mbuluar me dhe, 45-vjeçari gjendet i vdekur në Klos

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një person rreth 45 vjeç është gjetur i pajetë në njësinë Xibër të Klosit.Mësohet se viktima ishte i mbuluar me dhe, në momentin kur është pikasur nga banorët. 45-vjeçari ishte shpallur i zhdukur katër ditë më parë, ndërsa vetëm pak kohë më parë ishte kthyer nga Greqia.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkallë, ku po punohet për hapjen e trasesë së rrugës së Arbrit drejt tunelit të Murrizes.

Mësohet se Agim Meta është shfaqur për herë të fundit mbrëmjen e të martës, në një nga dyqanet e fshatit, 500 metra larg banesës.

Banorë të zonës thanë se e kanë parë atë rrugës për në shtëpi, teksa mbante me vete edhe një bombul me gaz. Familjarët kanë nisur kërkimet që atë mbrëmje, por pa arritur ta gjejnë.

Vetëm pas denoncimit në polici ka nisur kërkimi në kantierin e punimeve të rrugës. Mësohet se firma punonte me 3 turne dhe dyshohet që mjetet e firmës e kanë shtypur pa e parë dhe e kanë mbuluar me dhè.

Pas kërkimeve të ditës së djeshme dhe të sotme, mësohet se është gjetur trupi i pajetë i 45-vjeçarit Agim Meta. Prokuroria e Matit dhe grupi hetimor janë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.

Zjarr Tv Ad