I mituri qëllon aksidentalisht me armë gjahu vëllain

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Peqin, ku një 20-vjeçar është vrarë me armë gjahu nga i vëllai më i vogël.  Viktima është Roland Lleshi. Policia bën me dije se i riu është qëlluar aksidentalisht.

“Në pyllin e fshatit Galush, Peqin, një i mitur i cili ende nuk ka mbushur moshën14-vjeç, dyshohet se nga pakujdesia iu shkrep arma e gjahut dhe ka vrarë vëllain e tij shtetasin R.Ll., 20 vjeç” thotë policia. 

Dy vëllezërit ishin duke kullotur bagëtitë kur ndodhi ngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

Zjarr Tv Ad