I mori 5 milionë lekë qytetarit, arrestohet mashtruesja në Elbasan

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 26-vjeçare është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi akuzohet për veprën penale të mashtrimit. Uniformat blu kanë vënë në pranga të renë A. D., banuese në Tiranë, e cila i kishte marrë 5 milionë lekë të vjetra shtetasit B. P., duke i premtuar se do të ndikonte që ai të përfitonte legalizimin e banesës.

Ndërkohë, policia ka proceduar penalisht për shpërdorim detyre një punonjëse të ndihmës ekonomike në Njësinë Administrative Tregan të Elbasanit, si dhe një shtetas për falsifikim dokumentesh.

Njoftimi i policisë:

Ndalohet një shtetase për mashtrim, duke përfituar 500.000 lekë në këmbim të ndihmës për legalizim të banesës. Procedohet penalisht për shpërdorim detyre një punonjëse e ndihmës ekonomike në njësinë administrative Tregan, Elbasan, si dhe një shtetas për falsifikim të dokumenteve.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në DVP Elbasan, u bë ndalimi i shtetases A.D., 26 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase në mënyrë të vazhdueshme për një periudhë 2 vjeçare me anë të mashtrimit i ka marrë rreth 500.000 lekë të reja, shtetasit B.P., duke i premtuar se me anë të njohjeve që kjo shtetase kishte në zyrat e legalizimit , do ndikonte që ky shtetas të përfitonte legalizimin e banesës.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në DVP Elbasan kanë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës“, shtetasen M. T, si dhe shtetasin F.B, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve“.

Shtetësia M.T, është punonjëse e zyrës së ndihmës ekonomike në Njësinë Administrative Tregan, Elbasan dhe ka plotësuar në sistem formularin e deklarimit të F.D, duke mos bërë verifikimet e duhura në terren dhe për pasojë shtetasi F. D. ka përfituar ndihmë ekonomike në mënyrë të padrejtë, pasi ky shtetas kishte deklaruar të dhëna të falsifikuara me qëllim përfitimin e ndihmës ekonomike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad