I mori jetën gjyshes në Durrës, nipi: Jam penduar. Prokuroria: Burgim të përjetshëm!

0
185
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka dalë para trupit gjykues paraditen e sotme, Redmond Gruda, i riu që vrau me thikë gjyshen e tij ne Durres tri dite me pare. Ngjarja ndodhi në lagjen numër 16 të qytetit të Durrësit, për motive që ende nuk dihen ndonese ka dyshime se i riu ka kerkuar para per te blere droge.
Gruaja 81-vjeçare u gjet e pajetë në dhomën e gjumit, ndërsa kishte plage në kokë, qafë, krahë dhe duar, të shkaktuara me mjet prerës. Ndërsa në tualet u gjeten rrobat, një çantë, si dhe një thikë e këputur.

Prokuroria gjatë seancës tha se ekziston dyshimi për vrasje në kushte të marrëdhënieve familjare, dhe për këtë, autor i dyshuar, është Redmond Gruda.
Prokuri Pali Decolli tha se “Kemi të bëjmë me një vepër që dënohet me burg përjetshëm. Autori ka rrezikshmëri. Kërkoj vlerësim të ligjshëm të arrestit me burg”.
Gjykata e Durrësit vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 21-vjeçarin, i cili ndonëse pranoi autorësinë e krimit, nuk tregoi motivin e vrasjes.
Para gjyqtares Aida Kaja, i riu Redmond Gruda shpehu pendesë për veprimin e kryer. Redmond Gruda është dënuar edhe dy hjerë të tjera për plagosje, herën e parë kur ishte vetëm 11 vjeç.

Zjarr Tv Ad