I mori jetën gruas pasi dyshonte për tradhëti, burg përjetë për biznesmenin

0
235
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Krimeve te Rënda ka dhënë dënimin me burgim të përjetshëm për Sadedin Sulën. Në 18 Prill të 2016-ës, 47-vjeçari Sula vrau bashkëshorten e tij, Suela Sula në mobilerinë e tyre në qytetin e Shkodrës.

Gruaja 39-vjeçare, nënë e 3 fëmijëve u gjet e vrarë në tualetin e mobilerisë dhe vdekja e saj u raportua fillimisht nga bashkëshorti si vetëvrasje.

Sipas prokurorisë, Sula urdhëruar për vrasjen e gruas së tij punonjësin e mobilerisë, Fatjon Karmeshta, i cili është i pandehur në një procedim të veçuar.

Sipas disa regjistrimeve të bisedave që u gjetën në telefonin e viktimës, Suela Sula dhe u administruan në cilësinë e provës materiale nga prokuroria, çifti kishte pasur debate pasi Sadedin Sula vinte në dyshim atësinë e tij për një prej fëmijëve të tyre.

Në debat e sipër, ai i kërkonte bashkëshortes kryerjen e analizës së ADN-së, si edhe kërcënonte me divorc. Në një tjetër regjistrim dëgjoheshin edhe biseda mes Sadedin Sulës dhe punëtorit të mobilerisë, Fatjon Karmeshta, ku Sula i kërkonte ndihmë 35-vjeçarit, që t’i bënte magji bashkëshortes që t’i bindej atij, si dhe i druhej divorcit, pasi mund t’i ndahej pasuria.

Zbulimi i këtyre bisedave në telefonin e viktimës, gati 2 vjet pas ngjarjes i dha një kthesë të fortë hetimit dhe gjykimit të dosjes. Shtetasi Fatjon Karmeshta u arrestua në Janar të këtij viti, si ekzekutuesi i krimit duke mbytur viktimën me duar.

Zjarr Tv Ad