Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Përmet, ku mbeti e pajetë një 65-vjeçare.
Albi Muhollari është 24 vjeçari që i ka marrë jetën nënës së tij.
Sipas Policisë, 24-vjeçari dyshohet se ka qenë në gjendje depresive, dhe e ka mbytur nënën e tij 65-vjeçare.
Autoritetet u vendosën në ndjekje të autorit pas raportimit të ngjarjes dhe kanë arrestuar të riun.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.