Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg ish kreun e IKMT-së në Dibër, Lutfi Miftarin dhe administratorin e kompanisë “H4 Chrom” Eljo Elezi.
Ata akuzohen për veprën penale “Korrupsion” pasi më herët Elezi i ka dhënë 50 mijë lekë ryshfet Miftarit për të mos ndëshkuar për mungesë dokumentacioni kompaninë e tij.
Më herët u bë me dije se “H4 Chrom” nuk kishte leje mjedisore për të operuar në sektorin minerar.
Sapo u arrestua, Lutfi Miftari u shkarkua më vonë nga Kryeinspektori i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Ajet Zyberaj.
Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij policia gjeti një sasi parash prej rreth 38 mijë eurosh në kartëmonedha euro, dollarë dhe lekë.