I ndërtuan pa leje një javë më parë, IKMT shemb objektet në Palasë, hedh në tokë dhe tre ndërtesa në Paskuqan

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Himarë në bashkëpunim me IKMT kanë ekzekutuar urdhrin për prishjen e objekteve pa leje në Palasë, të cilat ishin ndërtuar një javë më parë.

Në lidhje me këto ndërtime pa leje Policia e Vlorës ka vënë nën pranga 11 persona dhe ka shpallur në kërkim investitorin e tri objekteve pa leje që po ndërtoheshin në fshatin Palasë, Dhërmi.

Në pranga kanë rënë Flamur Bega, Alvin Sinani, Bilbil Zhima, Murat Zhima, Viktor Ballaj, Dule Tozaj, Leonard Tozaj, Altin Petoku, Oltion Halili, Renis Shahinaj dhe Elvis Selimja. Ndërkohë është shpallur në kërkim investitori Vesir Gjikolaj.

Gjithashtu në zonën e Pasuqanit ditën e sotme IKMT ka prishur tre objekte të cilat me VKM shpronësimi për realizimin e një projekti për zjgerimin e Ujësjellësit të Bovillës.

Zjarr Tv Ad