I ngacmoi vajzën/Babai grushton autorin, policia shkon dhe e arreston

0
112

Babai reagon pas ngacmimit seksual të vajzës së tij dhe policia shkon e ndalon për plagosje të rëndë me dashje.

Sipas policisë, është ndaluar qytetari me inicialet Xh. B., pasi sipas tyre, ka goditur me grushte një 43-vjeçar, me motivin se i ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur 17 vjeçe.

Policia thotë se ka vënë në pranga edhe autorin e ngacmimit, 43-vjeçari me inicialet N. Ç. Njoftimi i policisë së Lushnjes:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë, për veprën penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’, shtetasin:

Xh. B., 54 vjeç, banues në Lushnjë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka goditur me grushte shtetasin N. Ç., 43 vjeç, banues në Lushnjë, me motivin se i ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur 17 vjeçe.

Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit N. Ç., për veprat penale ‘Ngacmimi seksual’, ‘Plagosja e lehtë me dashje’, ‘Armëmbajtja pa leje’ dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve të ftohta’. Gjatë kontrollit personal këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua një kapsollë detonatore e paplasur, fishekë arme gjahu dhe një mjet prerës (thikë).

Të dy shtetasit e arrestuar ndodhen në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.