Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Avokati i njohur Maks Haxhia është rizgjedhur në krye të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë ku ka marrë shumicën e votave.
Haxhia garonte përballë avokatit të njohur Saimir Vishaj. Mësohet se Maks Haxhia ka marrë 76 vota pro, kurse Saimir Vishaj 9 vota.
Maks Haxhia është angazhuar në mbrojtjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Edhe avokati Saimir Vishaj është një figurë mjaft e njohur, por nuk ka mundur të fitojë në garën për të ndryshuar kryetarin e DHASH.
Haxhia është në krye të Dhomës së Avokatisë që prej vitit 2000.