I nxehti afrikan s’ikën, si do jenë temperaturat sot në vend

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ashtu si këto ditët e fundit edhe sot vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ndërsa masat ajrore e nxehta nga Afrika e Veriut fillojnë gradualisht tërheqjen e tyre.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare të pakta dhe hera-herës mesatare. Në relievet malore në lindje vranësirat nga orët e mesditës deri ato të pasdites hera-herës do të jenë deri të dendura.

Në relievet malore reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave. Në mënyrë të izoluar dhe periudha tepër afatshkurtra këto reshje në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 7-12m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 18 deri 30°C

në zona e ulëta 19 deri 38°C

në zona bregdetare 22 deri 35°C

Zjarr Tv Ad