Nga Artan Hoxha
Me firme dhe me vule…
Ose me firme te thate dhe me vule te njome…
E kuptoj pse e keni humbur gjakftohtesine!!!!
Nuk e keni me mua, e keni me inceneratorin(ate të madhin e Tiranes)!!!!
Ç’a t’thote vellai, nuk u bej dot derman…
Nuk figuroj në borderote tuaja(qe në fakt jane parate e taksave të qytetareve me te varfer te Europes).
Nuk figuroj as në perfituesit e projekteve tuaja, as në perfituesit e honorareve tuaja.
Nuk jam në listen e “ndereve apo detyrimeve” tuaja.
Nuk jam në liste-pagesen e marketingut tuaj, sepse nuk kam as media, as portal, as gazete apo reviste.
Dhe nuk e kam hapur nje te tille, ashtu si dhjetera dhe qindra kolege të mi, vetem e vetem, qe të mos detyrohem të trokas në deren tuaj.
Jam thjeshte nje taksapagues i rregullt i qytetit ku jetoj prej 25 vitesh. Paguaj çdo detyrim si çdo qytetar i Tiranes, edhe pse vazhdoj të jetoj me qira.
Nuk kam qene, nuk jam dhe nuk do te jem kurre ne liste-pagesen e borderose tuaj, sepse eshte borderoja me e madhe kriminale se çdo organizate kriminale ne kete vend.
Dhe ashtu si mbyllet shkresa, me numer protokolli 9275, ku jepet miratimi për ndertimin e inceneratorit 128 milione euro të Tiranes,
“Ju faleminderit per mirekuptimin”…..