Kryeministri Edi Rama përmes një videoje të postuar në instagram, ka ironizuar kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, teksa e paraqet sikur sheh filxhanin në studion e Blendi Fevziut.
E menjëhershme ishte përgjigja e Kryemadhit, e cila e paralajmëroi që letrat në fjalë do ta rrëzojnë kryeministrin Rama.
“Duro Edi Rama, duro… se ato letrat në tokë do të të hedhin përtokë. Ke miratuar një vendim qeverie me kosto 400 milionë euro për taksat e shqiptarëve, duke pasur edhe ministrat tuaj kundër. Sa për E(rionin) dhe L(efterin), kokën hëngshi se i more vetë në qafë… Prit se s’ke parë akoma serinë e radhës…” shkruan Kryemadhi.
Por Kryemadhi në reagimin e saj sqaron se E-ja nuk është Edi Rama dhe L-ja nuk është Lulzim Basha. Kryemadhi thotë se E-ja është Erioni dhe L-ja Lefteri.