“I pacipë, të heqim dorë nga këta trajnerë intrigantë”, Sokol Kushta i bën thirrje Dukës: Na duhet një Gatuzo

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Humbja në fund përballë Izraelit dhe barazimi po në fund përballë Islandës, duket se kanë sjellë shumë kritika drejt trajnerit të Kombëtares shqiptare, Edi Reja. Një prej tyre ka ardhur dhe nga ish-futbollisti i Shqipërisë, Sokol Kushta, i cili e quan italianin një trajner intrigantë.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Kushta sulmon ashpër Rejën dhe i bën thirrje Federatës për të gjetur një njeri i cili ta bëjë punën në mënyrën e duhur.

“Mbas shiut thonë del dielli… Do presim të shikojmë reagimin e presidencës si do të veprojë me zgjedhjen e trajnerit të ri. Por ne duhet të heqim dorë nga këta trajneri delirantë, prepotentë, cinik dhe intrigantë. Ky trajner që asnjë ndeshje nuk mori përsipër një herë të vetme mbi shpatulla gabimin e tij, por e delegoi mbi të tjerët, mbi lojtarët, mbi barin e fushës, mbi arbitrin, por asnjëherë mbi vete. Tregon mungesë të theksuar karakteri dhe në këtë moshë që është. Dhe si i pacipë, pret që të vendosi presidenti për kontratën e re. Presidenca duhet të zgjedhë një njeri punëtor, me karakter luftarak, të respektojë popullin dhe mentalitetin shqiptar. P.sh. ka trajnerë si Gatuzo, që kur vajti në Greqi, pagoi me lekët e tij rrogat e lojtarëve. I mbështeti dhe i doli n krahë në çdo moment, që do punën. Prandaj duhet ta shikojë mirë kë trajner dhe zgjedhim, se elementi dhe talenti në këta djem nuk na mungon, që sa më shpejtë ata tifozë që i kthyen kurrizin dje, të rikthehen sa më shpejtë me lojtarët tanë”, ishin fjalët e Kushtës.

Zjarr Tv Ad