Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti prej disa ditësh po kryeson sondazhet e zhvilluar online në media të ndryshme, për garën e mundshme për të marrë drejtimin e Bashkinë së Tiranës, nga radhët e opozitës.
Ai ka shpjeguar votat pro tij, me faktin se njerëzit duan një figurë ndryshe.
“Sondazhi im është shumë në tokë. Është në ecje në rrugë me njerëzit. Këto janë ata që duan të vetë shprehen. Ka një lloj interesi. Kryesisht nga kërkesa e një figure ndryshe.“ u shpreh Ilir Alimehmeti në ABC News.
Mes të tjerash Alimehmeti thekson se në popullaritetin e figurës së tij kanë ndikuar edhe daljet publike në kohë e pandemisë duke dhënë këshilla për qytetarët shqiptarë.
“Nuk ka qenë kërkesa ime për tu bërë sondazh. Patjetër se pandemia ka ndikuar me daljet e mia. Ekzistojnë momente në jetë që bëjnë ndryshime në shkallën e shërbimit komunitar. Në fund fare për ata bëhet fjalë sa i shërben komunitetit.” tha mjeku Alimehmeti.