I përjashtuar nga grupi i PD-së, ku u ul Berisha në Kuvend…

0
116
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas deklaratave të forta në hyrje të selisë së Kuvendit, ish-kryeministri Berisha, i përjashtuar tashmë nga Grupi Parlamentar i demokratëve, ka gjetur edhe karrigen e tij në sallën ku zhvillohen seancat plenare.

Ai nuk mund të ulet në pjesën që i përket demokratëve, karriget në të djathtën e kryetarit të Kuvendit, kështu që është ulur në rreshtat e fundit.

Berisha shihet të jetë ulur në krah të Fatmir Mediut dhe aleatëve të PD-së.

Para hyrjes në Kuvend, Berisha bëri deklarata të forta ndaj kreut aktual të PD-së, duke e akuzuar për një marrëveshje me Ramën, e cila ia dorëzoi sovranitetin e partisë këtij të fundit.

Ish-lideri demokrat, u zotua për rikthimin e sovranitetit të parties, duke mos theksuar hapat që do të ndërmarrë.

Pasi zbriti nga makina, Berisha u prit nga Edi Paloka, Flamur Noka dhe Tritan Shehi, të cilët e përshëndetën dhe e shoqëruan për në sallë.

Zjarr Tv Ad