“Historia e faturave afrofe është një histori që i përket së shkuarës, nuk ka më fatura afrofe në Shqipëri”.
Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi në rrjetet sociale, ku iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve.
Sipas tij, tanimë ka fatura të cilat vendosen sipas një mesatareje të konsumit.
“Historia e faturave afrofe është një histori që i përket së shkuarës, nuk ka më fatura afrofe në Shqipëri. Ndërkohë që, ka fatura të cilat vendosen sipas një mesatare të konsumit, kur nuk është i mundur leximi i sahatit, por edhe numri i tyre është një numër shumë i vogël.
Praktika e faturave afrofe në Shqipëri, ku asnjë lloj numri nuk përkon me sahatin, është një praktikë që i përket së shkuarës. Në të gjitha ato pak raste ku mund të ketë ankesa, ka një kanal ankimimi që funksionon përmes OSHEE-së”, theksoi Rama.