I prishi banesën, punonjësi i IMT-së u qëllua me armë zjarri nga pronari i shtëpisë

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zbardhen të tjera detaje nga të shtënat me armë zjarri në Tiranë ku mbeti i plagosur punonjësi i IMT-së, Ilirjan Gavelli.

Ky i fundit, u plagos me armë zjarri nga Qani Muça pasi punonjësi i IMT-së i prishi shtëpinë.

Ilirjan Gavelli është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa mësohet se ka marrë një plumb në bark.

Sipas raportimeve autori Qani Muça është arrestuar nga policia.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 kryqëzimin e rrugëve “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”.

Njoftimi i Policisë së Tiranës

Plagosi me armë zjarri një punonjës të I.M.T-së, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 kapin dhe shoqërojnë menjëherë autorin e dyshuar. Policia sekuestron dhe armën e zjarrit pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Më datë 12.08.2022, rreth orës 17:30, në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”, shtetasi Q. M., 55 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, punonjësin e i IMT-së, shtetasin I. G., 52 vjeç, i cili sapo kishte përfunduar ekzekutimin e një vendimi. 52 vjecari  është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autori është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në komisariat, së bashku me armën e përdorur gjatë kryerjes së krimit, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./syri.net

Zjarr Tv Ad