I propozuar nga PS për deputet në Durrës, KQZ i ndalon kandidimin Artan Bitrit: Ka dy emra dhe ka fshehur të dhënat

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar sot kandidati i Partisë Socialiste për deputet, Artan Bitri është në kushtet e ndalimit të garimit. Ai mori pjesë në zgjedhjet e 25 prillit dhe ishte 14-ti në listën e Durrësit, por nuk fitoi.

Pas verifikimit të bërë nga Prokuroria e Përgjithshme, ka rezultuar se Artan Bitri kishte ndërruar emrin, pasi ka përdorur dhe emrin Ergi Bitri. Madje, kandidati për deputet nga lista e Partisë Socialiste ka fshehur dhe të dhënat në formularin e vetëdeklarimit.

Postimi i Institutit të Studimeve Politike:

“17 muaj pas zgjedhjeve një tjetër kandidat për deputet (drejtor VIP në OST & në shëndetësi) rezulton se ka qenë i dënuar me 2 emra të tjerë dhe ka fshehur të dhënat në formularët e dekriminalizimit. Nuk mund të jetë deputet.

Pyetja mbetet: si u zgjodh kandidat për deputet??? Cili mekanizmi që promovon kandidatë “me probleme” në partitë e mëdha (në këtë rast, në PS)? Kush mban përgjegjësi dhe përse mekanizmi i verifikimit nuk ka funksionuar në rastet kur personi është emëruar disa herë drejtor, pra funksionar i lartë në poste publike?”, thotë Instituti i Studimeve Politike.

Zjarr Tv Ad