I publikoi foto intime vajzës së re e cila u vetëhodh nga lartësia dhe gjeti vdekjen, arrestohet 39-vjeçari

0
127
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zbardhet ngjarja e rëndë që ndodhi dy ditë më parë në kryeqytet, ku një vajzë e re u vetëhodh nga kati i katërt dhe gjeti vdekjen.

Sipas policisë, shkak ka qenë publikimi i fotove intime nga një 39-vjeçar, i cili u vu në pranga.

39-vjeçari i arrestuar është shtetasi Altin Çoku, personazh i njohur i tik tok, i cili akuzohet për veprën penale “shkaktim i vetëvrasjes”.

Ditën e djeshme policia raportoi se e reja kishte rënë nga kati i katërt i ballkonit të banesës ku jetonte me qira, por sot ngjarja ka marrë një tjetër kthesë.

Njoftimi:

I publikoi një foto intime një 27-vjeçareje, e cila për këtë shkak dyshohet se u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë humbi jetën, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, nisur nga dyshimet e krijuara mbi ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2024, në rrugën “Teuta”, ku u vetëhodh nga tarraca e katit të 4-t, një shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:

– A. Ç., 39 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad