I pyetur nëse do të hiqet ndalimi i qarkullimit pas orës 20:00/ Flet Rama: Komiteti i Ekspertëve, nuk pyet as për mua, as për askënd…

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me fermerët në Moravë, ku u pyet nga një prej tyre për zgjatjen e fashës orare që kufizon lëvizjen e qytetarëve. Rama u shpreh s’e Komiteti Teknik i Ekspertëve, nuk pyet për kreun e qeverisë dhe as për askënd tjetër në vendimet që merr. Ai theksoi se ka pasur një kërkesë për rritjen e fashës së orare, por nuk duhet nxituar në vendimmarrje sipas tij.

Fermeri: Ndryshimi i orareve fermerët i zë në arë. Ishte mirë ai komisioni të na dëgjojë dhe ta ngrejë pak fashën e darkës?

Edi Rama: Çështja është që ai Komiteti nuk pyet për mua dhe për askënd. Fasha orare nuk pengon punën dhe nëse aplikohet dhe ju pengon është aplikim i gabuar dhe duhet ta zgjidhim. Fasha orare nuk është për ata që janë në punë. Ka shumë kërkesa për rritjen e fashës orare.

 

Nuk duhet të nxitohemi them unë për një arsye. Franca pardje u mbyll pardje nga e para. Unë nuk e di ça do mbyllin më ata.

Unë isha në Paris atje nuk kishte asgjë, zero, dyqane të mbyllura. Vetëm ushqimore kishte hapur. Se çfarë do mbyllin më shumë nuk e dinë. Është kjo vala e tretë, është versioni britanik që ishte arsyeja pse na u rritën dhe ne shifrat sepse ka infektueshmëri 30% më shumë.

Duhet të jemi më të kujdesshëm që ta rrisim vaksinimin. Ne duam të shkojmë në gjysmë milioni të vaksinuar brenda Majit dhe pastaj do ndiejmë një frymëmarrje. Është diçka që e dëgjojmë dhe nga të tjerë. Do e shohim si mund ta aplikojmë në zonën e fshatit.

Problemi i natës lidhet me jetën e natës. Jeta e natës sjell shumë njerëz që bëhen mizë lisi në klubet e natës dhe jeta e natës ka prirjen për t’u relaksuar dhe për të qenë më pak të vëmendshëm. Megjithatë do e shikojmë dhe do të bëjmë më të mirën.

 

Zjarr Tv Ad