I reshtuar krah Berishës, Luan Baçi: Do bëjmë çmos që të përfaqësohemi në zgjedhjet për 6 bashki

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Luan Baçi, shprehet se PD do të bëjë çmos që të përfaqësohet në zgjedhjet e pjesshme vendore, për 6 bashki të vendit që kanë mbetur pa kryetarë. Në emisionin “Ora e Betit”, Baçi komentoi dhe situatën në PD, duke e quajtur atë të pazakontë.

“Kjo është një situatë serioze për PD-në dhe e pazakontë. Kërkon impenjimin e të gjithëve, por Basha nuk është i interesuar për këtë pjesë, madje e ka me qejf ndarjen e partisë. Del i shoqëruar në zona të ndryshme dhe bën ndarjen e demokratëve.

Duket se nuk ka problem që mungon struktura, ose më mirë të mos jetë sepse i ka problem t’ua dëgjojë shqetësimet e tyre. PD do të bëjë çmos që të përfaqësohet në zgjedhjet e pjesshme për 6 bashkitë në fjalë. Basha dhe Rama kanë ndërhyrë për të mos i njohur vendimet e kuvendit të 11 dhjetorit”, u shpreh deputeti i reshtuar krah Sali Berishës, në përplasjen në PD.

Zjarr Tv Ad