I riu hedh nga ballkoni i qendrës tregtare 5-vjeçarin

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 24-vjeçar amerikan është vënë në pranga, nën akuzën e tentativës së vrasjes, pasi ka hedhur nga ballkoni i qendrës tregtare “Minnesota’s Mall”, një fëmijë 5 vjeçar.

BBC bën me dije se në pranga ka rënë Emmanuel Deshawn Aranda, 24 vjeç.

Shefi i policisë lokale, Jeff Potts tha se i dyshuari ishte banor i zonës ku ndodhi dhe ngjarja, nuk kishte lidhje me familjen e të miturit.

Gjithashtu shefi i policisë, tha se nuk ishte një sulm që mund të merrte përmasa më të mëdha dhe se nuk përbën kërcënim për qytetarët.

Dëshmitarët në vendngjarje thanë se fëmija ishte hedhur apo shtyrë nga një burrë, i cili ishte arratisur menjëherë.

Aranda u arrestua nga oficerët e tjerë në stacionin e metrosë dhe autobusit të qendrës tregtare.

Policia thotë se djalit iu dha ndihma e parë në vendin e ngjarjes dhe pastaj u transportua në një spital local, por nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.

Nuk ka informacion të mëtejshëm për gjendjen ose identitetin e fëmijës.

 

Zjarr Tv Ad