I riu nxirret nga plazhi në gjendje të rëndë, vd.es rrugës për në spital

0
13

Humb jetën rrugës për në spital një i ri, pasi u nxor në gjendje të rëndë, nga deti në plazhin e Spillesë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në mesditë, në plazhin e Spillesë ku shtetasi J. XH.,32 vjeç banues në fshatin Luz i Madh, bashkia Rrogozhinë, u nxor nga deti në gjendje të rëndë.

Sipas policisë, atij i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar menjëherë në drejtim të spitalit me autoambulancë, por gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Informacioni paraprak

Rreth orës 12.00, në plazhin e Spillesë është nxjerrë nga uji në gjëndje të rëndë shtetasi J. XH.,32 vjeç banues në fshatin Luz i Madh, bashkia Rrogozhinë.

Shtetasit J.Xh, i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar menjëherë në drejtim të spitalit me autoambulancë por gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.