Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
SHÇBA ka nisur hetimet për grupin policëve që shoqëronin 21 vjeçarin Kristjan Medolli, i cili është arratisur nga ambientet e Gjykatës së Korçës.
Kjo e fundit i caktoi masën e sigurisë arrest në burg.
I riu është arrestuar më 6 maj për vjedhjen e një banese në Qatrom, por sot ka ikur nga garazhi i Gjykatës pas mbarimit të masës së sigurisë.
“Mesditën e sotme, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, nga salla ku po zhvillohej seanca gjyqësore, është larguar shtetasi K. M., 21 vjeç, banues në Qatrom, Korçë, (i arrestuar më datë 06.05.2022, për vjedhjen e një banese në fshatin Qatrom)”, njoftoi më herët policia.
Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e këtij shtetasi.