Policia e Bulqizës ka vënë në pranga tre persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë pasi kanë rrëmbyer nga shtëpia e saj një vajzë 15 vjeçare dhe kanë kërcënuar familjarët e saj.
Të arrestuarit janë Dorjan Totraku, 29 vjeç, Izmir Gjetani, 24 vjeç dhe Idriz Gjetani, 20 vjeç, të tre banues në Bulqizë.
Ndërsa në kërkim janë shpallur një 30 vjeçar me iniciale F.T., banues në Bulqizë, i dënuar më herët për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, si edhe një 21-vjeçar me iniciale E.D.
Në bashkëpunim me njëri tjetrin, 5 të rinjtë akuzohen se kanë kanosur të emën e 15-vjeçares të tërheqë një kallzim që ajo kishte bërë në polici për rrëmbimin e vajzës dhe kërcënim.
Gruaja kishte denoncuar se dy shtetasit në kërkim i kishin shkuar në shtëpi me armë zjarri dhe i kishin kërcënuar, ndërsa u larguan bashkë me vajzën 15-vjeçare të familjes.
Gruaja sipas policisë ka deklaruar se vajza e saj e mitur kishte një lidhje intime me 30-vjeçarin që e rrëmbeu dhe i kërcënoi familjarët që të mos bënim denoncim në polici.
Vajza u rrëmbye prej 5 shtatorit
Prej 5 shtatorit, familja nuk ka asnjë të dhënë për vajzën minorene me të cilë kanë humbur çdo kontakt.
Policia thotë se po punohet intensivisht për gjetjen e adoleshentes, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.