I sekuestrohen 90 doza drogë, arrestohet 24 vjeçari

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Memaliajt ka vënë në pranga një shtetas, nën akuzën e kryerjes së veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi D.M., 24 vjeç, banues në fshatin Kamçisht, Memaliaj.

“Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësin e provës materiale 90 doza me lëndë narkotike  që dyshohet se do ti shpërndante në doza. Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme”,– njofton policia.

 

Zjarr Tv Ad