I shpalluri në kërkim ndërkombëtar, kapet nga policia në Tiranë

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Tiranës në bashkëpunim më FNSH kanë bërë të mundur arresimin e 47 vjeçarit nga Italia.

Arrestimi – Pasquale Scalise u bë me qëllim ekstradimi pasi 47-vjeçari ishte i dënuar në Itrali me 11 vjet e 6 muaj burg.

Forca e Operacioneve Speciale në bashkëpunim me Interpol Tirana, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kapën dhe arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin italian:

– Pasquale Scalise, 47 vjeç, banues në Itali.

Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Italiane e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite e 6 muaj burg për veprat penale “Mashtrim Financiar” dhe “Mashtrim kompjuterik”.

Shtetasi italian, i cili kishte ndryshuar dhe emrin nga Pasquale në Andrea, qëndronte në Tiranë në zonën e “Ali Demit”.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.

Zjarr Tv Ad