I shpëtoi atentatit me tritol, lihet i lirë Lulzim Kulla

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lihet i lirë Lulzim Kulla, personi i dyshuar si “i forti” i Shkodrës, i cili i shpëtoi një atentati me tritol disa muaj më parë.

Mësohet se vendimi është dhënë nga Gjykata e Gjirokastrës, pasi nuk rezultoi e provuar fajësia e tij.

Ai u kap nga policia kufitare e Kakavijës disa muaj më parë, me pasaportë të falsifikuar, në tentativë për të ikur drejt Greqisë.

Mësohet se Kulla kishte aplikuar me shenjat e gishtërinjve të tij për pasaportë të falsifikuar dhe me identitetin Alfons Deda.

Kulla u arrestua nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtare.

Kujtojmë se ndaj Kullës në muajin janar u bë atentat me tritol në mes të Shkodrës. Më konkretisht një sasi tritoli shpërtheu në një motor, pranë makinës së Kullës.

Si pasojë e shpërthimit 42-vjeçari mbeti i plagosur, gjatë momentit që po hipte në mjetin e tij.

Lulzim Kulla, njihej si i “forti” i Shkodrës i cili nënshtroi tregtarët e Shkodrës, duke iu vendosur gjoba çdo muaj, për sigurinë e objekteve të tjera.

Madje ai rezulton të jetë ndaluar edhe për kultivim kanabisi në zonën e Dukagjinit, për tu liruar disa muaj më vonë. 

Zjarr Tv Ad