I tha Ballës skizofren, deputetët e PS kërkesë Lindita Nikollës për përjashtimin e Petrit Vasilit nga Kuvend: Gjuhë diskriminuese dhe…

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetët e Partisë Socialiste kanë dorëzuar kërkesë për përjashtimin e Petrit Vasilit për 10 ditë nga punimet e Kuvendit për shkak të debatit që zhvilloi në fillim të seancës së sotme me Taulant Ballën.

Kërkesa është firmosur nga 7 deputetët e PS-së, Etjen Xhafaj, Antoneta Dhima, Petro Koçi, Gerta Bardeli, Ilir Metaj, Jurgis Çyrbja dhe Milva Ikonomi.

DEBATI

“Molla e sherrit” mes Ballës dhe Vasilit u bë rregullorja për përcaktimin e kohës për deputetët jashtë grupeve parlamentare.

Teksa fliste Vasili, Taulant Balla i ndërhyri në fjalën e tij, gjë që solli reagimin e deputetit të PL-së i cili iu drejtua kreut të grupit parlamentar socialist me fjalët, “skizofren, idiot”.

Vasili ka “shpërthyer” ndaj kryetarit te grupit parlamentar te PS, duke e quajtur atë “skizofren”.

Vasili: Boll i gënjyem shqiptarët, neni 28 pika tre është konsumuar që kur e futet me procedurë të përshpejtuar.

Balla: Lexoje lexoje…

Vasili: O skizofren, nuk flet fare për kohën e diskutimit. Na lerë ta lexojmë mos bëj si idiot…Po qetësohu mo

Zjarr Tv Ad