“I thashë kryeministrit me këto rroga hamë veç bukë e djathë, mu përgjigj po lekët për djathin ku i more”, fotot më pikante nga protesta përpara kryeministrisë

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qindra qytetarë dolën pasditen e djeshme në protestë përpara kryeministrisë, kundër rritjes së çmimeve dhe varfërisë, që duket se po shtohet në muajt e fundit.

Në protestën e organizuar nga qytetarët, nuk munguan pankartat dhe mesazhet e forta të pjesëmarrësve, që i drejtoheshin kryesisht qeverisë në pushtet.

Pas thirrjeve dhe protestës që zgjati për afro 1 orë, qytetarët paralajmëruan se do të kthehen sërish në shesh nëse qeveria nuk i pranon kërkesat e tyre deri ditën e hënë.

Kërkesat:

  • Heqja e TVSH për ushqimet e shportës.
  • Ulja e TVSH-së në masën 10% të çmimit të energjisë për bizneset e vogla dhe familjet.
  • Heqja e taksës së qarkullimit në naftë
  • Heqja e akcizës së gazit

 

Zjarr Tv Ad