I theu këmbën efektivit në Tiranë vetëm sepse e gjobiti, polici i shtrirë në tokë, kërkon ndihmë

0
247
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shtetas doli para gjykatës se Tiranës për kundërshtim policie dhe plagosje të rënde të efektivit Zeqir Musai.

Ai u arrestua në datën 21 prill pasi në zonën e Yzberishtit i theu këmbën oficerit në detyrë . Efektivi po kryente detyrën dhe i vendosi gjobë për parkim të gabuar shtetasit Ermal Mucolli.

I nevrikosur, siç duket në pamjet ekskluzive, ai del nga lokali, i kërkon llogari efektivit dhe mandej e shtyn dhe e godet.

Polici duket i shtirë për tokë nga kamera e sigurisë së një biznesni. Efektivi shfaqet duke mbajtur këmbët dhe duke kërkuar ndihmë derisa aty mbërrijnë kolegët kurse autori largohet për tu arrestuar në ndjekje e sipër nga uniformat blu.

Prokurori i çështjes këmbënguli në gjykatë se veprimet e qytetarit nga Kombinati janë të rënda dhe rrezikuan jetën e efektivit i cili përfundoi në spital me gjymtyrë të thyer./ TCH

Zjarr Tv Ad