I trajtojnë kafshët si fëmijë, çiftet e reja “harxhojnë” kohën kot

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të rinjtë dhe çiftet që bashkëjetojnë së bashku, po i trajtojnë kafshët shtëpiake sikur të ishin fëmijët e tyre të parë. Çdo vit, shuma e përgjithshme e shpenzuar për kafshët shtëpiake është rritur ndërsa pronarët i përkrahin katërputrakët gjithmonë e më shumë.

Sipas Shoqatës Amerikane të kafshëve shtëpiake, pronarët e kafshëve në SHBA kanë shpenzuar 69.5 miliard dollarë për kafshët e tyre vitin e kaluar, nga 66.75 miliardë dollarë në vitin 2016 dhe 41.2 miliardë dollarë në 2007.

Ata po ushqejnë kafshët e tyre me ushqime të shtrenjta, po u blejnë rroba, po u mundësojnë shërbime të specializuara shëndetësore dhe estetike si pedikyr, krehje etj.

Sipas një raporti të kohëve të fundit nga The Wall Street Journal, shumë çifte të rinj po presin më gjatë për t’u martuar, për të dalë më vete ose për të pasur fëmijë pasi në vend të gjithë kësaj ata zgjedhin të bëhen pronarë të kafshëve, kjo si një periudhë parapërgatitore!

“Ata i trajtojnë kafshët si të ishin fëmijët e tyre të parë” pohojnë psikologët dhe kjo shumë gabim.

Përgjegjia ndaj një kafshe nuk mund të krahasohet kurrë me kujdesin që kërkon një foshnje, nga kjo periudhë nuk po ju përgatit për asgjë më të madhe në vitet në vazhdim, vetëm sa po ju “harxhon”kohën./living

 

Zjarr Tv Ad