I tregojnë videon e babait, Ronaldo përlotet në emision: Vetëm ai nuk e sheh suksesin tim

0
274
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Cristiano Ronaldo ka shpërthyer në lot gjatë një interviste për emisionin Good Morning Britain pasi në ekran ju shfaqën pamjet e babait të tij të ndjerë.

Momenti emocional ndodhi gjatë intervistës me Piers Morgan.

Ronaldos iu shfaq një video e babait të tij Jose Dinis Aveiro, një alkoolist që vdiq nga mosfunksionimi i mëlçisë në moshën 52 vjeçare.

Në klipin e shkurtër, Aviro fliste për Ronaldon.

Ylli i futbollit, duke qarë, tha: “Unë kurrë nuk e kam parë këtë video. E pabesueshme.”

I pyetur sesi ndihej ndërsa dëgjonte babain e tij duke folur me krenari për arritjet e djalit, ish-ylli i Manchester United dhe Real Madrid shtoi: “Mendoja se intervista do ishte e këndshme, nuk e prisja që do qaja. Nuk e di se ku i keni marrë këto pamje të familjes sime.”

Ndërkohë rrëfeu marrëdhënien me të atin.

“Në të vërtetë nuk e njoh babain tim 100%. Ai dehej. Kurrë nuk kam bërë me të një bisedë normale. Ishte e vështirë,”-shtoi sulmuesi.

Ronaldo ishte vetëm 20 vjeç kur babai i tij vdiq dhe humbi shumë nga momentet më të mëdha të karrierës së tij.

Që nga vdekja e tij, Ronaldo ka fituar 5 tituj të Ligës së Kampionëve, 5 Topa të Artë dhe çoi vendin e tij në Euro 2016.

34-vjeçari tha: “Familja ime e shikon, nëna, vëllezërit, madje edhe djali im i madh. Por babai, ai nuk shikon asgjë sepse vdiq shumë i ri.”

Gjithashtu zbuloi se po planifikon të martohet me modelen Georgina Rodriguez, por ende është shpejt.

“Do martohemi një ditë, me siguri. Është ëndrra e nënës sime gjithashtu. Kështu që një ditë, pse jo?”-rrëfeu babai i katër fëmijëve.

‘He doesn’t see me receive awards.’

In an emotional interview, @Cristiano breaks down in tears over the loss of his late father and the fact that he never got to witness his son’s success.

Watch the full interview on @ITV on Tuesday at 9pm.@piersmorgan |

Zjarr Tv Ad