I udhëhequr nga PS, KQZ regjistron koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane”

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni Qendror vijon normalisht punën për përgatitjen për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Kështu ditën e sotme KQZ ka regjistruar koalicionin më të madh deri më tani, “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.

Bëhet fjalë për koalicionin e udhëhequr nga Partia Socialiste, ku pjesë e tij janë 21 parti.

Ndërkohë deri më tani opozita e madhe e drejtuar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë deklaruar bojkotimin e zgjedhjeve të qershorit.

Dy partitë aleate kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore për të mbajtur zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Zjarr Tv Ad