Në dëshminë e saj drejtoresha e Operatorit të Kujdesit Shendetësor në Shkodër, Suida Kuka, është shprehur se nuk ka asnjë konflikt.
Ditën e djeshme Kuka dyshohet se ka qenë shënjestra e një atentati me tritol pasi në mjetin e saj tip “Range Rover” u gjet një sasi lënde plasëse.
Tritoli ishte i mbështjellë me një qesë kroesantësh “Molto”, dhe sipas grupit hetimor kishte të integruar edhe pajisjen e telekomandimit të shpërthimit.
Ishte vetë Suida Kuka ajo e cila lajmëroi policinë pasi kishte kuptuar që poshtë mjetit të sak kishte një pako të dyshimtë. Menëherë forcat e policinë rrethuan perimetrin dhe evakuuan punonjësit e godinës së Drejtorisë së Shëndetit Publik në Shkodër.
Ndërohë, autoritetet po shohin dhe kamerat e bizneseve të zonës dhe te godinës se DSHP për të bërë të mundur identifikimin e autorit të vendosjes së pakos me tritol.