I vendoset tritoli banesës së shefit të Krimeve (EMRI)

0
285
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm pranë banesës së shefit të Krimeve në Komisariatin e Policisë në Shkodër.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se rreth orës orës 03:50, në lagjen Dobraç ka shpërthyer një sasi lënde plasëse pranë banesës së shtetasit Pëllumb Shpatit, i cili mban detyrën e shefit të Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti i Shpatit.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Njoftimi i plotë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 03:50, në lagjen Dobraç, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, përpara banesës së shtetasit P. Sh., me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Si pasojë janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti i tij.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Zjarr Tv Ad