Një sasi prej rreth 200 gramë lëndë ekspolizive tritol është vendosur në hyrje të një lokali në lagjen Pavarësia te qytetit te Vlorës.
Eksplozivi ishte me fitil dhe vendsour tek dera e lokalit, në pronësi të shtetasit Adratik Brahimaj,ndërsa lënda eshte gjetur nga vete pronari.
Lokalinështë në pronësi të Adriatik Brahimaj, e cila u pikas nga familjarët e tij në momentin që kishin shkuar për ta hapur.
Por mësohet se Brahimaj, në muajin nëntor të vitit të kaluar i kanë plagosur edhe djalin.
Nuk dihet nëse pakoja e sotme ka lidhje me plagosjen e të riut apo ndonjë konflikt tjetër, ndërkohë që hetimet janë në vijim.
Zbulimi u bë në orën 07.20 të mëngjesit të kësaj të enjteje, në lagjen “Pavarësia” Vlorë në hyrjen e lokalit “BSB bar”, në rrugën e “Çipajve”.
Menjëherë pas kësaj u njoftua policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht mendohet se pakoja ka qenë një paralajmërim dhe kërcënim për Brahimaj, i cili po merret në pyetje për konflikte të mundshme që mund të ketë patur.
Sakaq grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e lëndës së dyshimtë në pako.