I veshur me bluzën me shqiponjë, Meta takon dy vëllezërit nga Vlora që kanë lindur në data të veçanta

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta me postimet në rrjetet sociale ka treguar se këtë fundjavë po e kalon me ecje në natyre.

E si duket gjatë ecjes në natyre Meta ka takuar edhe dy vëllezërit nga Vlora Jonin dhe Aldrinin që kanë lindur në data të veçanta.

Njëri ka lindur më 28 nëntor, në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa tjetri më 17 shkurt, në ditën e pavarësisë së Kosovës.

Meta pozon krahë dy vëllezërve ndërsa mban veshur një trike të kuqe me shqiponjën e zezë.

“Sot në shoqërinë e dy miqve nga Vlora, Jonit dhe Aldrinit. Vëllezër e shkuar vëllezërve. Njëri i lindur në 28 Nëntor dhe tjetri në 17 Shkurt.🇦🇱❤️🇽🇰” shkruan Meta në postimin e tij.

Zjarr Tv Ad