I vetëm në garë në primaret e Elbasanit, Luçiano Boçi: Çdo votë është e rëndësishme. Qytetarët duan që bashkia t’u kthehet atyre

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i Partisë Demokratike në primaret për Bashkinë e Elbasanit Luçiano Boçi, ka folur pranë qendrave të votimit ku po ndjek nga afër procesin, edhe pse është i vetëm në këtë garë.

Ai deklaroi për mediat se edhe në rastin kur je kandidat i vetëm, çdo votë ka vlerën e saj. Boçi shtoi se qytetarët presin që bashkia t’u kthehet atyre, ndërsa komentoi edhe tërheqjen e disa kandidatëve në primaret e qyteteve të ndryshme duke theksuar se ata po lënë mënjëanë ambicien e tyre në kuadër të bashkëpunimit brenda PD.

“Unë sot jam kandidat i vetëm por edhe në rastin kur je kandidat i vetëm vota ka vlerën e saj dhe anëtarët e kanë shprehur këtë vullnet. Një pjesë kanë votuar. Jam i bindur që sanksionimi i votës së anëtarëve do sanksionojë edhe fuqinë e votës së qytetarëve që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në nivele të ndryshme.

Ky proces duhet të jetë shembull edhe për mënyrën si duhet të votohet në Shqipëri. Njëherë te vetme votohet lirshëm, pa trysni dhe pa shitblerje të votës. Jemi në pjesën e bashkëpunimit dhe dëshirës për të mos flukse përplasjesh brenda strukturës së Partisë Demokratike. Duhen falenderuar ata njerëz që kapërcejnë ambicien e tyre që çdo gjë ta vënë në funksion të garës.

Kam perceptuar dëshirën e demokratëve dhe qytetarëve që bashkia t’i kthehet atyre.

Shoh entuziazëm brenda Partisë Demokratike. Edhe te ajo pjesë që janë me kokën menjëanë. Pritshmëritë ndihen edhe përtej zyrës së Partisë Demokratike. Nuk është çështje vetëm për atë që përfaqësoj por çështje e mënyrës si qytetari i Elbasanit e koncepton si duhet të drejtohet qyteti i tij dhe problemet që bashkëndajmë në këtë komunitet”, tha ai.

Zjarr Tv Ad