I vetëm në garë, Spahia shkon të votojë: Keqardhje që s’kam kandidat tjetër përballë, Rama nuk do na dalë të vijmë në Tiranë më 6 dhjetor

0
307
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, mesditën e sotme është paraqitur pranë qendrës së votimit të këtij qyteti dhe ka votuar për primaret e Rithemelimit.

Në një intervistë të dhënë për mediat, Spahia është shprehur se kjo është një ditë e rëndësishme për qytetarët, teksa shprehur keqardhje që ka qenë i vetëm në këtë garë dhe se nuk ka pasur një kandidat tjetër përballë.

Gjithashtu kryebashkiaku ka komentuar edhe protestën e 6 dhjetorit duke theksuar se qeveria nuk do t’ja dalë të ndalë protestuesit nga Shkodra të cilët do të udhëtojnë drejt Tiranës.

Zjarr Tv Ad