I vihet flaka makinës “Porche” në Vlorë gjatë natës, policia nis hetimet

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një makinë luksoze është shkrumbuar nga flakët në lagjen “24 Maji” në Vlorë, gjatë natës.

“Balkanweb” raporton se mjeti ishte në pronësi të shtetasit Daniel Qendraj.

“Më datë 27.12.2022, rreth orës 01:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i markës “Porche”, në pronësi të shtetasit D. Q”, njofton policia e qytetit bregdetar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Zjarr Tv Ad