I vonoi sanduiçin, klienti vr.et kamarierin e restorant-picerisë

0
184
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një kamarier që punonte në një restorant-piceri të vogël në rrugën Piazza në Seine-Saint-Denis të Francës, u qëllua për vdekje të premten nga një klient i pakënaqur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 të mbrëmjes  së 16 gushtit, raportojnë mediat franceze. Ishte stafi i restorantit ai që njoftoi policinë.

Sipas të pranishmëve, i dyshuari qëlloi me armë kamarierin 28 vjeçar sepse ishte i pakënaqur që sanduiçi i tij ishte vonuar dhe nuk ishte përgatitur shpejt.

Kamarieri u godit me plumb në shpatull. Megjithë reagimin e shpejtë të punonjësve të ndihmës, ai vdiq vetëm pak minuta pas sulmit.

Autori i vrasjes vijon të jetë në kërkim nga policia. Mësohet se restorant-piceria kishte vetëm 3-4 muaj që ishte hapur dhe kishte 5 punëtorë, tre që merreshin me përgatitjen e ushqimit dhe dy për shërbimin.

Banorët e zonës ngrejnë shqetësimin për degradimin e lagjes me “njerëz të alkoolizuar dhe të droguar”.

Zjarr Tv Ad