I vuri flakën zyrës së Drejtorisë Arsimore, në ditën e 7 Marsit lihet në burg mësuesi në Fier

0
149
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Indrit Alushajn, i riu që i vuri flakën drejtorisë Arsimore në Fier, disa ditë më parë.

I riu u arrestua menjëherë pas ngjarjes, ndërsa sot në Gjykatë ai ka pranuar autorësinë dhe ka rrëfyer kalvarin e gjatë që i dashur të ndjekë për t’u punësuar si mësues.

Ai spërkati me benzinë katin e dytë të drejtorisë Arsimore në Fier disa ditë më parë, pasi kishte kohë që kërkonte punë si mësues në qarkun e Fierit, por kërkesa e tij nuk ishte ishte marrë parasysh. Ngjarja u zbardh nga kamerat e sigurisë ku autori shfaqej me bidonin me benzinë teksa hynte në institucion.

Zjarr Tv Ad