I zbuluan shtatzëninë… Tea Trifoni ndahet nga i dashuri misterioz! Ish-konkurrentja e Për’Puthen: Partnerët e mi kanë presion

0
188
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Tea është shtatzënë për herë të parë”, ishte ky lajmi që u shndërrua në kryefjalën e mediave pak javë më parë.

Prej 10 javësh, ish-konkurrentja nuk ishte fare aktive në rrjetet e saj sociale. E dukej se ishte ky fakt që konfirmoi për disa media lajmin e pritjes së ëmbël.

Mirëpo mesa duket, vet Tea pati diçka për të thënë lidhur me këto aludime. Vetë ish-konkurrentja e “Për’puthen” postoi një video në llogarinë e saj në “Instagram”, duke përdorur një audio, përmes së cilët duket se jep në përgjigje lidhur me lajmet e shtatzënisë.

“Ndonjëherë ju thjesht keni nevojë të relaksoheni dhe shijoni jetën”. Por, teksa ajo zgjidhi ta përgënjeshtronte lajmin, u duk se vëmendja u shtua edhe më shumë për rreth lidhjes së re që ajo kishte nisur.

E në fakt, Tea ishte në nisje të lidhjes kur lajmi pushtoi mediat. Duke qenë një lidhje e re për të, ishkonkurrentja e “Për’puthen” po e shijonte në fshehtësi të plotë, duke zgjedhur ta mbajë larg rrjeteve sociale partnerin e ri.

Por, duket se historia nuk ka zgjatur shumë dhe dyshja i ka dhënë fund pak kohë pasi lajmi i shtatzënisë qarkulloi.

Pas daljes nga “Për’puthen”, Tea Trifoni nisi një lidhje të re dashurie me një djalë misterioz, identitetin e të cilit nuk e zbuloi.

Ish-konkurrentja e kishte njohur partnerin në rreth shoqëror, pasi Fatjon Kuqari ishte shoku i tij. Trifoni tha në atë kohë se ishin komplimentet për inteligjencën dhe jo për sytë e saj, ato që e bënë të dashurohej me këtë djalë.

Mirëpo, ditën e sotme, 23- vjeçarja i ka habitur të gjithë me deklaratën e fundit. Gjatë bisedës në “Goca dhe Gra”, Tea zbuloi se është ndarë nga i dashuri. Ajo tha se ky vendim ishte marrë nga të dyja palët dhe asnjëri nuk la tjetrin.

“Jam ndarë për shkak të xhelozisë. Vëmendja publike nuk shton xhelozinë, por presionin që kanë partnerët e mi. Aktualisht, nuk kam asnjë partner. As e lashë, as më la. Nuk u ndava se nuk isha kurrë e lidhur, isha në njohje”, deklaroi Trifoni.

Tea u surprizua nga ish-partneri me një buqetë të madhe me trëndafila të kuq dhe të bardhë në studio. Më herët, gjatë bisedave virtuale me ndjekësit, por edhe gjatë emisionit, Tea kishte treguar pak detaje për mashkullin që kishte në krah.

“Është një djalë që unë po e njoh, shumë i mirë është deri tani. Te fotoja në ashensor nuk doja të tregoja të dashurin, por doja të tregoja se si po gërmonte në çantën time. Po, jam në një lidhje. Tani së fundmi jam njohur me të.

 

Jemi akoma në njohje. Jemi njohur në një festë ditëlindjeje. Ishim aty rastësisht. Unë nuk e njihja të zotin e ditëlindjes, as ai nuk e njihte të zotin e ditëlindjes. Ishim të dy të përjashtuar nga grupi, dhe u bashkuam bashkë dhe kështu mbetëm bashkë”, shprehej në atë kohë për djalin fierak që i kishte rrëmbyer zemrën.

Por, vetëm pak kohë pas ndarjes nisi edhe lidhja për të cilën përflitej në media për një shtatzëni. Pas lajmit, Tea ka vijuar të publikojë në rrjetet sociale, duke mos e cekur më këtë temë, apo duke mos ngritur dyshime për një lidhje në horizont

Zjarr Tv Ad