“I zhduku portet nga Saranda në Durrës”/ Berisha akuza Ramës: Shpërndan si helm bindjen se Shqipëria nuk bëhet

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se me politikat që po ndjek, po vret shpresën tek shqiptarët.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Berisha tha se kreu i qeverisë po shpërndan si helm bindjen se Shqipëria nuk bëhet.

Duke u ndalur tek portet në vendin tonë, Berisha tha se Rama i ka zhdukur portet që nga Saranda e deri në Durrës.

Berisha: Sot jemi populli i gomoneve. Nëse 30 vite më parë ne u bëmë popull gomonesh, u bëmë për shkak të kafshatës pasi ishim të tretët më të varfrit në botë, sot jemi populli i gomoneve për shkak të një regjimi, një narkoshteti që nuk respekton votën tonë, liritë tona, vjedh pasuritë tona, shkelmon liritë dhe të drejtat e shqiptarëve. Pranon vasalitet. Vret shpresën e shqiptarëve. Shpërndan si helm bindjen se Shqipëria nuk bëhet.

Bën një plaçkitje universal. A e mendoni sot Shqipërinë një vend pa porte. 400 km linjë bregdëetare dhe nga Saranda në Durrës, portet i zhdukën. A mund të imagjinohet një akt i tillë. Si e si ta shkatërrojë këtë vend. Ndaj mendoj se vendimi ynë për një veprimtari shumëplanëshe, sado që kërkon mobilizim më të madh, por është jetik. Le të vazhdojmë në këto linja.

Zjarr Tv Ad